Të fundit

Serbia dënohet nga FIFA për ofendimet ndaj Xhakës e Shaqirit

FIFA ka dënuar Serbinë 50 mijë franga për thirrjet fyese të tifozëve në ndeshjen ndaj Zvicrës. Ky është dënimi i dytë për Serbinë pas Kupës së Botës.

Në ndeshjen e Kupës së Botës në Katar, huliganët serbë kanë fyer vazhdimisht Xherdan Shaqirin e Granit Xhakën, dy lojtarët shqiptarë të Zvicrës. Zvicra kishte fituar 3:2 dhe kishte dërguar Serbinë në shtëpi.

Por gjoba prej 50 mijë frangave ka të bëjë edhe me sjelljen e lojtarëve serbe në fushë, që po ashtu ishin josportive.

“Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka sanksionuar Federatën e Futbollit të Serbisë me gjobë prej 50 mijë franga zvicerane dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit (prej 25 për qind), në ndeshjen zyrtare të radhës të përfaqësueses A. Dënimi është për shkelje të neneve 13 (diskriminimi) dhe 12 (sjellja e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve) të Kodit Disiplinor të FIFA”, shkruan në vendim.

FIFA ka sqaruar se bëhet fjalë për thirrjet e tifozëve serbë e po ashtu sjelljen e keqe të ekipit, përkatësisht ndëshkimin e shtatë lojtarëve të Serbisë me kartona të verdhë.

Është ky dënimi i dytë i FIFA-s ndaj Serbisë lidhur me qëndrimet anti-shqiptare në Botërorin në Katar.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci