Interesim i madh është shfaqur në Mitrovicë për ta ndjekur nga afër kryendeshjen e javës në elitën e basketbollit kosovar mes Trepçës dhe Prishtinës.
Në kuadër të xhiros së 18-të, Trepça do të pres sot në palestrën “Minatori” ekipin e Prishtinës.
Klubi mitrovicas kishte paralajmëruar se biletat për ndeshjen e sotme do të dilnin në shitje me fillim nga ora 11:00, por dy orë para orës së caktuar janë krijuar tollovi të mëdha për të siguruar një biletë.

