LeBron James vazhdon të mbetet basketbollisti kryesor në NBA përkundër moshës. James ndodhet vetëm edhe 300 pikë larg për të thyer rekordin e pa prekshëm të Kareem Abdul-Jabar.
James shënoi mbrëmë 35 pikë në humbjen e Lakers nga Philadelphia 76ers, teksa arriti shifrën prej 38 mijë pikëve.
38-vjeçari tani ka shkuar në kuotën e 38,024 pikëve në sezon të rregullt dhe ndodhet në pozitën e dytë.
I pari është legjenda Kareem Abdul-Jabar me 38,387 pikë të shënuara në sezon të rregullt në NBA.
Yllit të Lakers i kanë mbetur edhe disa ndeshje vetëm për ta thyer rekordin dhe të mbetet në historinë e NBA për një kohë të gjatë si koshashënuesi më i mirë
.
