Të fundit

Këshillat që duhet të keni parasysh kur përdorni iPhone

Është një rregull që jetëgjatësia e baterisë së celularit zvogëlohet me kalimin e kohës. Apple jep këshilla të dobishme se si mund të zgjasni “jetën” e iPhone tuaj.

Përditësoni softuerin dhe sigurohuni që telefoni juaj po përdor versionin më të fundit të iOS, pasi përditësimet e Apple shpesh përfshijnë teknologji të avancuara të kursimit të energjisë.

Shmangni temperaturat ekstreme. Kushtet ideale të funksionimit të iPhone janë midis 16 dhe 22 gradë Celsius. Sipas Apple, është e rëndësishme të shmangni ekspozimin e pajisjes në temperatura më të larta se 35 gradë, pasi kjo shkakton dëmtim të baterisë. Rezultati do të jetë që pajisja juaj do të funksionojë për më pak kohë me një karikim të vetëm.

Disa kuti duhen hequr para karikimit, sepse shkaktojnë nxehtësi të tepërt, e cila nga ana tjetër ndikon në jetëgjatësinë e baterisë.

Nëse dëshironi të ruani një iPhone për një kohë të gjatë, mos e bëni këtë me baterinë plotësisht të ngarkuar. Ruajeni të mbyllur, me baterinë rreth 50%, në një ambient nën 32 gradë Celsius dhe pa lagështi. Nëse ende dëshironi ta ruani për më shumë se 6 muaj, rekomandohet ta karikoni deri në 50% një herë në gjashtë muaj.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci