Të fundit

10 persona në kërkim, dyshohet edhe për rrjedhje të informatave

Rrjedhja e informacioneve e sulmet ndaj policisë së Kosovës kanë pamundësuar përfundimin e aksionit kundër kontrabandës në Mitrovicën e Veriut e në Zveçan.

Sipas drejtorit të Policisë, kontrollet kanë dështuar në tetë lokacione, nga nëntë sa kishin në cak.

“Dyshohet se lidhur me operacionin ka pasur një lloj rrjedhjeje të informacionit, kjo është diçka që është duke u hetuar. Kurse në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan nga 9 lokacionet e planifikuara për kontroll, është arritur të nisë në 9 lokacione, por në tetë prej tyre nuk ka mundur të përfundojë në tërësi, për shkak që njësitet policore e doganore janë penguar për të zbatuar urdhrin e gjykatës. Numër i madh i qytetarëve janë grumbulluar për ta pamundësuar këtë”, tha drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti.

Qytetarët serbë të grumbulluar, sipas drejtorit Mehmeti, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës me mjete luftarake.

“Qytetarë të ndryshëm në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan kanë bllokuar ose kanë tentuar të bllokojnë rrugët, me qëllim që të pengojnë zhvillimin e operacionit. Gjatë zhvillimit të operacionit dhe kthimit të njësiteve policore e doganore ka pasur sulme në drejtim të tyre nga ana e disa qytetarëve. Këto sulme janë përcjellë me sulme të drejtpërdrejta me armë, me hedhje të granatave të dorës, hedhje të shok bombave, më lejoni të theksoj që ka pasur hedhje me granata dore luftarake”, tha Mehmeti.

Nga këto sulme të lënduar kanë mbetur 10 zyrtarë policorë. E dëmtime ka pasur edhe në automjetet e Policisë së Kosovës, të cilat drejtori i përgjithshëm i Policisë i shfaqi para mediave.

Hetimi i filluar një vit më parë e aksioni i zhvilluar edhe në Pejë, Prishtinë e Mitrovicë të Jugut rezultoi me tetë persona të arrestuar, ndërkaq edhe dhjetë të tjerë janë në kërkim, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

E cilësimin e aksionit si sulm ndaj serbëve, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka quajtur të pabazuar.

“Ky operacion nuk është i drejtuar kundër asnjë nacionaliteti, por kundër kriminelëve. Prokurorja e rastit është serbe, gjykatësi është serbë, pjesëtarët e reagimit të shpejtë janë shumica serbë, shumica e të arrestuarve janë shqiptarë, shumica e të kërkuarve janë shqiptarë, nuk bëhet fjalë për ndonjë represion shtetëror”, tha Sveçla

Për shkak të përdorimit të mjeteve të jashtëligjshme në protestë, u paralajmërua hetim për të gjithë pjesëmarrësit dhe qytetarët që penguan aksionin e policisë në Mitrovicë të Veriut e në Zveçan.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci