Të fundit

Raportohet se “Lugati” pësoi sulm epileptik

Gjon Karrica vazhdon të trajtohet në QKUK pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore mëngjesin e sotëm.

IndeksOnline duke u thirru në burime raporton se se Karrica ka pësuar një lloj sulmi epileptik sot rreth orës 08:30 të mëngjesit. Indeksonline ndodhet në QKUK dhe merr vesh se Karrica është jashtë rrezikut për jetë.

“Gjendja e tij ka qenë shumë e rëndë. Tani është në reanimacion dhe në gjendje më stabile” ka thënë një burim për gjendjen e “Lugatit”.

Për shëndetin e Gjon Karricës, ka dal me njoftim edhe Big Brother.

“Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica, i njohur si Lugati, sot në mëngjes ka pasur një shqetësim shëndetësor, për të cilin menjëherë i është ofruar ndihma profesionale mjekësore dhe tash është në gjendje stabile.

Karrica, vazhdon të jetë nën mbikëqyrje të mjekëve dhe momentalisht nuk ka shqetësime.

Klan Kosova do të vazhdojë ta njoftojë zyrtarisht opinionin për gjendjen shëndetësore të banorit të shtëpisë së Big Brother Vip Kosova” thuhet në njoftim

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci