Të fundit

Joe Biden harron emrin e yllit të NBA, momenti bëhet viral

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden priti basketbollistët e “Golden State Warriors” si kampionë aktualë të NBA dhe një situatë tërhoqi shumë vëmendje kur presidenti amerikan nuk e dinte emrin e yllit të NBA, Klay Thompson.

Golden State ishte më i mirë se Bostoni në finale sezonin e kaluar me rezultat 4-2 në serinë finale dhe për tre lojtarët më të famshëm të kësaj skuadre – Stephen Curry, Draymond Green dhe Klay Thompson, ishte titulli i katërt kampion.

Pikërisht për këtë foli shkurt Biden, por në një moment u hutua dhe harroi emrin e Thompson, një prej gjuajtësve më të mirë në historinë e basketbollit dhe kampionit olimpik nga Rio.

“Është e mahnitshme se si keni arritur të ndërtoni një ekip përsëri rreth “Treve të Mëdha” – Curry, Green dhe … Gjithsesi, shkëlqyeshëm! Ju jeni vërtet i mrekullueshëm”, tha presidenti amerikan.

Situata shpejt u bë shumë e njohur me përdoruesit në rrjetet e mediave sociale.

“Golden State Warriors, ju jeni gjithmonë të mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë”, tha Biden.

Ata nuk e festuan titullin e fituar nga kjo skuadër në vitin 2017 me presidentin Trump dhe më pas Curry tha se jo të gjithë do të vinin në Shtëpinë e Bardhë dhe se presidenti i atëhershëm i kishte ftuar.

Këtë sezon, Golden State ka një rekord prej 22 fitore dhe 22 humbje në 44 ndeshje të luajtura dhe aktualisht janë në vendin e gjashtë në Konferencën Perëndimore.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci