Të fundit

Dinamizohet dialogu: Pesë ndërkombëtarë të premten në Prishtinë

Përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet të vijnë të premten në Prishtinë, në një fazë që paraqet dinamikë të re të dialogut Kosovë – Serbi, ka konfirmuar Bashkimi Evropian të mërkurën.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të Gjermanisë (Jens Plettnerin), të Francës (Emmanuel Bonnin) dhe të Italisë pritet të jenë në Kosovë të premten.

Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme, Peter Stano, ka konfirmuar vizitën e këtij delegacioni në Kosovë dhe Serbi.

“Vizitat e përfaqësuesve tanë njoftohen nga institucionet e BE-së. Vërtetë emisari Lajçak do të udhëtojë këtë javë në rajon, që është në kuadër të tentimeve për ta avancuar dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Lajçaku do ta vizitojë Kosovën e Serbinë këtë të premte. Në Prishtinë do të takohet me kryeministrin Albin Kurti e në Beograd me presidentin Aleksandar Vuçiq, ku do të diskutohen hapat e ardhshëm në normalizimin të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Në këtë vizitë emisari Lajçak do të përcillet nga këshilltarët për politikë të jashtme të presidentit të Francës, kancelarit të Gjermanisë dhe kryeministrit të Italisë, si dhe nga zv. sekretari amerikan Gabriel Escobar”, ka thënë Stano në konferencë për media.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci