Të fundit

Detaje të reja nga takimi Kurti-Lajçak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot takoi emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Kurti dhe Lajçak, siç informoi zyra e kryeministrit, diskutuan për procesin e dialogut, hapat e mëtejmë dhe nevojën për dinamizim të procesit drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër.

Kryeministri Kurti do ta mirëpresë emisarin Lajçak në Prishtinë, në përfundim të kësaj jave.

Pas takimit me Kurtin, përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak bëri të ditur se me Kurtin diskutuan për hapat e ardhshëm në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale.

“Ne folëm për hapat e ardhshëm në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale”, shkroi Lajçak në Twitter.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci