Të fundit

10 vendet ku gjenden njerëzit më inteligjentë

World Population Review ka bashkuar një listë të kombeve më të mira në botë, sipas së cilës vendet juglindore të botës renditen në krye.

Në një studim të vitit 2019 të titulluar Inteligjenca e Kombeve , Lynn dhe bashkëpunëtori David Becker matën IQ-në mesatare të qytetarëve në 132 kombe dhe llogaritën rezultatet e vlerësuara për 71 të tjera.

Sipas listës, shumica e njerëzve në mbarë botën (rreth 68 për qind) kanë një koifiçent inteligjence që shkon mes 85 dhe 115.

Ndërsa ajo pakicë e vogël që arrin të ketë IQ 140 ose më lartë konsiderohen gjeni.
Japonia me një IQ mesatare prej 106.49 është vendi që kryeson listën World Population Review,ndjekur nga Tajvani (106.57), Singapori (105.89), Hong Kongu (105.37) dhe Kina (104.10).

Kombet evropiane që kanë arritur të përfshihen në dhjetëshen e parë janë Bjellorusia (101.60), Finlanda (101.20), dhe Lihtenshtajni (101.07), por edhe Holanda dhe Gjermania me një IQ mesatare prej 100.74.

Megjithatë, duhet përmendur se studimet e Lynn-it, edhe pse janë ndoshta studimet më gjithëpërfshirëse që janë kryer ndonjëherë në këtë fushë ato shpesh ndezin debate dhe diskutime goxha të mëdha.

“Disa kritikues kundërshtojnë metodat që përdor Lynn për të llogaritur vlerësimet kur të dhënat e forta nuk janë të disponueshme,” -thotë World Population Review. “Të tjerët akuzojnë Lynn-in se përdor të dhënat e tij për të mbështetur teoritë shkencërisht të pasakta që promovojnë besimet supremaciste të të bardhëve.”

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci