Të fundit

Lista Serbe: Kurti po e shkel marrëveshjen për targa, BE-ja duhet ta pengojë

Lista Serbe u ka bërë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe mbi të gjitha Bashkimit Evropian që “urgjentisht ta parandalojnë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti që të shkelë marrëveshjen për targa dhe në këtë mënyrë të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës në terren”.

“Përderisa përfaqësuesit ndërkombëtarë heshtin, regjimi diktatorial i Albin Kurtit vazhdon me torturat, keqtrajtimet e serbëve dhe shkeljen e marrëveshjeve të nënshkruara. Sot në vendkalimet “administrative” në Jarinjë dhe Bërnjak, “në kundërshtim me marrëveshjen e nëntorit të vitit të kaluar”, policia e Kurtit ka ngacmuar qytetarët tanë dhe ka kërcënuar se do të ndalojë hyrjen në Kosovë, ka kërcënuar se do të ndalojë përdorimin e automjeteve me targa KM, dhe në mënyrë të drejtpërdrejt ua ka hequr të drejtën e lirisë së lëvizjes qytetarëve tanë”, pretendohet në komunikatën e Listës Serbe, transmeton Paparaci.

“I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit e tyre, të cilët janë përgjegjës për zbatimin e marrëveshjes dhe që garantuan popullit tonë se ajo do të respektohet kur të nënshkruhet. Paqja u duhet të gjithëve në këtë rajon, përveç Albin Kurtit, i cili brenda vetëm disa javësh bënë tridhjetë lëvizje që sollën më tej trazira në mesin e qytetarëve tanë, duke filluar me marrjen e pronave serbe, gërmimin e rrugëve lokale dhe vazhdimin e ndërtimit të një baze të improvizuar të njësive speciale mbi urën e Bistricës”, pretendon Lista Serbe.

Sipas tyre, “Bashkimi Evropian, si garantues i marrëveshjes, duhet urgjentisht të dënojë shkeljen e marrëveshjes dhe t’i bëjë të ditur Kurtit se duhet të respektojë marrëveshjen e nënshkruar”.

Populli serb nuk do të shikojë me qetësi “shkeljen e të drejtave elementare të njeriut dhe shkeljen e marrëveshjeve që garantojnë këto të drejta të popullit tonë”, edhe një herë Lista Serbe shprehë kërcënime boshe./Paparaci

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci