Të fundit

​Gratë e burgosura kryejnë trajnimin artizanal në Filigran Argjendi

Shërbimi Korrektues i Kosovës në kuadër të aktiviteteve artizanale brenda institucioneve korrektuese, ka përfunduar trajnimin njëvjeçar artizanal në Filigran Argjendi, me të cilën janë certifikuar pesë gra.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ketë aktivitet e ka konsideruar mjaftë të suksesshme, derisa tha se kjo është dëshmi që gratë janë të gatshme të punojnë në çdo ambient.

“Jam e nderuar që sot po marrë pjesë në këtë ceremoni, një sukses që e konsideroj të përbashkët por edhe me relevancë të shumanshme. Gratë e dëshmojnë që janë punëtore në çdo ambient, kudo që ndodhën. Në mesin e tuaj ka talente në fusha të ndryshme që më herët për shkak të rrethanave ndoshta ka qenë e pamundur t’i realizoni ato, mirëpo tani mund t’i zbuloni ato talente dhe t’i ushtroni fal partnerëve që ndihmojnë. Jam e njoftuar se sa punëtore të zellshme ka këtu dhe më bënë të lumtur ky fakt”, tha Haxhiu në cermoninë e cila është mbajtur në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci