Të fundit

Fushatë e egër kundër prodhimeve vendore – prezantohen çmime të pavërteta

Ditëve të fundit ka filluar një fushatë kundër prodhuesve vendor me arsyen se po i shtrenjtojnë çmimet pas fushatës mos blini produkte të Serbisë.

Mediumi ka kontaktuar me disa prodhues të cilët dekoruan që asnjë prodhues nuk i ka ngritur çmimet, përkundër i kanë ulur çmimet në përkrahje të fushatës mos bli produkte të Serbisë.

Këtë fushatë kundër produkteve Kosovare e ndërlidhin me propagandën e importuesve të produkteve serbe pasi që produktet serbe janë duke u bojkotuar në masë të madhe nga qytetarët e Kosovës.

Në këtë fushatë po përdoret një foto e dy produkteve të vajti dhe një produkti të Serbisë. Por e vërteta qëndron kështu. Që të dy produktet janë të prodhuara në Serbi, njëra ka barkodin e Kosovës por nuk është prodhim i Kosovës.

Bëhet fjalë për vajin Beta i cili në foton e mëposhtme ka barkodin e Kosovës, ndonëse nuk prodhohet në vendin tonë.

I vetmi vaj qe prodhohet në Kosovë është vaji Floil i prodhuar në Gjilan i cili ka çmim më të lirë se këto dy produktet e Serbisë.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci