Të fundit

Hoti thërret protestë për mbështetjen e projektit të gazit amerikan

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë thirrje për organizimin e një proteste demokratike në mbështetje të projektit të Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje amerikane dhe për ruajtjen e aleancës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hoti ka deklaruar se refuzimi i projektit nga Qeveria e Kosovës po vazhdon pavarësisht kërkesave të përsëritura të zyrtarëve amerikanë, duke paralajmëruar se Kosova rrezikon të mbetet jashtë një projekti rajonal me rëndësi strategjike.

Sipas tij, projekti buron nga Marrëveshja e Uashingtonit e 4 shtatorit 2020 dhe kundërshtimet ndaj tij kanë ardhur kryesisht nga Lëvizja Vetëvendosje.

Hoti ka thënë se arsyetimet e Qeverisë për refuzimin e projektit janë të natyrës ekonomike, por sipas tij ato janë të pabazuara.

Ai ka vlerësuar se projekti i gazit amerikan është në përputhje me strategjinë energjetike të Kosovës dhe se do të kontribuonte në diversifikimin e burimeve të energjisë dhe rritjen e sigurisë së furnizimit.

Sipas Hotit, refuzimi i projektit po prodhon pasoja ekonomike për qytetarët dhe bizneset, duke theksuar se në katër vitet e fundit janë paguar qindra miliona euro për import të energjisë elektrike.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci