Të fundit

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e Ambasadës së Shqipërisë në Beograd

Një grup protestuesish në Beograd kanë hedhur një bombë tymuese në oborrin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin serb mbrëmjen e së mërkures, kanë thënë burime nga Qeveria e Shqipërisë për Paparaci.com.

Akti është motivuar nga ngjarjet tensionuese të paradites së sotme në veri të Kosovës, ku Policia e Kosovës u përplas me banorët lokal serbë të cilët kundërshtonin një operacion policor kundër kontrabandës së mallrave.

Në kryeqendrën e Serbisë, qindra veta u mblodhën në një protestë para Parlamentit të Serbisë kundër veprimeve të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të territorit.

Prej aty, protesta e organizuar mbi motive solidarizuese, mori kahje tjetër.

Një grup prej rreth 30 protestuesish vazhduan rrugën nga Parlamenti serb në drejtim të lokacionit ku ndodhet ndërtesa e Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, i ka thënë mediumit një burim i mirëinformuar.

Protestuesit kanë hedhur një mjet shpërthyes brenda oborrit të ambasadës.

“Një grup prej 25-30 persona kanë shkuar drejt Ambasadës [së Shqipërisë] dhe kanë hedhur një bombë tymuese në oborrin e Ambasadës”, ka thënë një burim i mediumit Paparaci.com brenda qeverisë shqiptare.

Në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës u dëgjuan sirenat e kamionëve të zjarrfikësve dhe autoambulancave në Mitrovicën e Veriut.

Qytetarët thanë se në orët e mëngjesit nisën të dëgjoheshin edhe sirena e emergjencave në këtë komunë. Policia e Kosovës u panë edhe para farmacive në veri.

Gaz lotsjellës është hedhur në drejtim të qytetarëve, për t’i shpërndarë ata pasi ishin mbledhur dhe nisur në drejtim të policisë. Është parë se qytetarët kanë hedhur gjësende të forta në drejtim të zyrtarëve policorë.

Ndërkohë, në afërsi të “Lagjes së Boshnjakëve” gjatë ditës u vendosën kamionët në njërën nga rrugët kryesore që lidhin pjesën jugore me atë verirore të qytetit.

Në Mitrovicë të Veriut turmat u shpërndanë, ndërkaq aksioni i Policisë vazhdoi edhe në Zveçan. Në Zveçan, Policia po ashtu hodhi gaz lotsjellës pasi qytetarët hodhën në drejtim të forcave të rendit gjësende të forta.

Aksioni u shpall i përfunduar nga Policia e Kosovës rreth orës 13:00 në mesditë. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci