Të fundit

Nuk ka aspak kuptim që shuma e tatimit të llogaritet vetëm në raport me çmimin e pronës

Shkruan: Afrim Haliti

Nuk ka aspak kuptim që shuma e tatimit të llogaritet vetëm në raport me çmimin e pretenduar të pronës në treg.

Përllogaritja është formulë paksa më komplekse dhe do duhej të përmbante edhe vlerën e shërbimeve që i kthehet qytetarit.

Një krahasim sa për ilustrim: Vlera mesatare e një prone në Mbretërinë e Bashkuar është £296.000. Shuma mesatare e tatimit në pronë është £1493 në vit, mirëpo pas rabatit prej £150 ajo shumë bie në £1343 në vit. Ndërkaq rroga mesatare është £38.131 në vit.

Dmth shuma mesatare e tatimit në pronë arrinë 0.45% të vlerës mesatare të një prone, dhe 3.52% të rrogës mesatare.

Po të ishte në Kosovë raporti i njejtë i përqindjeve, atëherë çmimi i ri i tatimit në pronë prej €571 do duhej të nënkuptonte një rrogë mesatare prej €16.221 në vit apo €1352 në muaj fatkeqësisht edhe duke e shpërfillë faktin që shumica e familjeve nuk kanë asnjë apo vetëm një të punësuar! Sa është rroga mesatare në Kosovë dhe cilat janë shërbimet që arsyetohen me këtë shumë?

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci