Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës në konferencën e parë për shtyp pas konkludimit të zgjedhjeve e dha për preferencë të parë një qeveri “nga partitë ish-opozitare” por mohoi të ketë “vija të kuqe.”
Ai tha se duhet të ketë “marrëveshke politike” dhe se ajo duhet t’i paraprijë konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
“Asnjëherë gjatë rrugëtimit skam vendos vija të kuqe. Nuk duhet vija të kuqe, jemi të hapur për biseda. Për me pas institucione shpejt duhet marrëveshke politike. Dhe, atë qysh tash, pa fillu ende konstituimi i Kuvendit, qeverisë dhe pastaj zgjedhja e presidentit,” tha ai.
