Të fundit

KEK: Sonte në mesnatë ndalet njësia A4 e TC Kosova A

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar për një “remont vjetor” në njësinë A4 të Termocentralit Kosova A që do të fillojë sonte në mesnatë.

KEK-u njoftoi se kjo njësi do t’i nënshtrohet “remontit të rregullt vjetor” në kuadër të “aktiviteteve të planifikuara të mirëmbajtjes dhe përgatitjes së kapaciteteve gjeneruese për periudhat kur kërkesat për energji elektrike shënojnë rritje, si dhe në përputhje me Bilancin Vjetor të Energjisë Elektrike (BVEE)”.

“Për këtë qëllim, ekipet profesionale dhe teknike të TC Kosova A kanë përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme, ndërsa sonte, duke filluar nga ora 00:00, njësia do të ndalet në mënyrë të planifikuar dhe të kontrolluar, në përputhje me standardet teknike dhe të sigurisë operative”, thuhet në njoftim.

“Menjëherë pas krijimit të kushteve teknike në terren dhe përfundimit të procedurave të nevojshme të sigurisë, do të fillojnë aktivitetet e remontit vjetor, të cilat kanë për qëllim inspektimin, riparimin dhe sanimin e pajisjeve kryesore, rritjen e besueshmërisë operative, përmirësimin e performancës teknike dhe sigurimin e operimit të qëndrueshëm të njësisë gjatë ciklit të ardhshëm njëvjeçar të punës”, thuhet tutje në njoftimin e KEK-ut.

Remonti vjetor i njësisë A4, sipas KEK-ut “përfaqëson një ndër aktivitetet më të rëndësishme të mirëmbajtjes së planifikuar në Termocentralin Kosova A dhe është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të KEK-ut për ruajtjen e sigurisë së operimeve, rritjen e disponueshmërisë së kapaciteteve gjeneruese dhe garantimin e prodhimit të qëndrueshëm të energjisë elektrike për vendin”.

“Përmes këtyre ndërhyrjeve parandaluese dhe korrigjuese, synohet që njësia të operojë në mënyrë të sigurt, stabile dhe efikase deri në remontin e radhës vjetor. KEK mbetet i përkushtuar që, paralelisht me projektet madhore të modernizimit që po zhvillohen në kapacitetet gjeneruese në TC Kosova B, të vazhdojë realizimin e aktiviteteve të rregullta të mirëmbajtjes edhe në njësitë e TC Kosova A, me qëllim të sigurimit të operimit të tyre të besueshëm, të sigurt dhe afatgjatë”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci