Të fundit

Shkencëtarët zviceranë zbulojnë një trajtim të ri për Covid-19

Ata kanë gjetur një antitrup monoklonal “shumë të fuqishëm” që synon ta zhdukë koronavirusin dhe është në gjendje të neutralizojë variantet e tij të ndryshme.

Studiuesit në Institutin Federal Politeknik të Lozanës (EPFL) dhe Spitalin Universitar Vaud (CHUV) kanë gjetur një antitrup monoklonal “shumë të fuqishëm” që synon ta zhdukë koronavirusin dhe është në gjendje të neutralizojë variantet e tij të ndryshme, transmeton albinfo.ch.

“Zhvillimi i këtij antitrupi të ri neutralizues shënon një hap vendimtar në luftën kundër pandemisë Covid-19”, njoftuan të dy institucionet së bashku.

“Kjo hap rrugën për përmirësimin e menaxhimit të formave të rënda të sëmundjes dhe premtimin e masave të reja parandaluese, veçanërisht për njerëzit me sistem imunitar të dobësuar”.

Antitrupi i zbuluar mund të përdoret gjithashtu si pjesë e terapisë së kombinuar për të zvogëluar ashpërsinë e sëmundjes te njerëzit e infektuar.

Sidoqoftë, ky zbulim nuk ka për qëllim të zëvendësojë vaksinimin, i cili ende mbetet mënyra më efektive për të mbrojtur kundër infeksionit, vunë re si EPFL, ashtu edhe CHUV.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci