Të fundit

Plagosja e dyfishtë në Fushë Kosovë, raportohet se gratë u sulmuan brenda veturës

Dy gra kanë mbetur të plagosura në një zonë banimi në Fushë Kosovë këtë të shtunë.

Dëshimtarë nga vendi i ngjarjes për Klan Kosova kanë thënë se dyshohet se gratë u sulmuan me armë teksa ishin brenda veturës, njofton Klankosova.tv.

“Vajza ka ardh pa frymë në banesë dhe më tregoi se i ka parë dy gra të shtrira në tokë. Pastaj kur kemi dal e kemi pa që në vendin e ngjarjes kanë ardh policia dhe autoambulanca”.

“Me aq çka dihet deri tash sipas personave që kanë qenë në këtë zonë dyshohet se mbi gratë është gjuajtur teksa ishin brenda veturës pasi edhe dritaret e veturës janë të thyera”, tha një banor i kësaj zone.

Një tjetër banore tha se gratë e plagosura janë të moshës 54 njëra e tjera 30 vjeç.

“54 vjeç besohet të jetë njëra ndërsa tjetra e plagosur mund të jetë rreth 30 vjeç” tha ajo./klankosova

Dyshohet për plagosje në Fushë Kosovë

 

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci