Të fundit

Petritsch: Plani franko-gjerman nuk nënkupton arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare

Plani franko-gjerman është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, por nuk nënkupton arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Kështu ka deklaruar për Kosovo Online, diplomati austriak dhe i ish i dërguari i BE-së për Kosovën, Wolfgang Petritsch, transmeton Paparaci.

Sipas tij, ky plan ka një ide konkrete se “si të dalim nga një situatë që ka zgjatur shumë dhe në të cilën nuk ka përparim, sepse dialogu i një viti e gjysmë apo dy vjet shërben vetëm për shuarjen e zjarreve, por nuk arrin të çojë në normalizimin e marrëdhënieve”.

“Propozimi franko-gjerman nuk përcakton zgjidhjen përfundimtare, por është një hap i rëndësishëm i ndërmjetëm në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Nuk ka njohje zyrtare diplomatike, por sipas modelit të bashkëpunimit gjermano-gjerman, duhet të ndërmerren hapa të rëndësishëm në mënyrë pragmatike në normalizimin e ndërsjellë të marrëdhënieve”, shtoi ai.

“Shembulli më i rëndësishëm është se, nga njëra anë, Beogradi dëshiron që Prishtina më në fund të fillojë zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin. Ai komunitet, ose sido që ta quajmë, duhet të krijohet hap pas hapi. Nga ana tjetër, Prishtina dëshiron të shkojë në drejtim të njohjes dhe kjo nuk do të jetë e mundur menjëherë. Është e rëndësishme që Beogradi të kuptojë se është e rëndësishme të përmirësohen kushtet e jetesës për serbët në Kosovë. Kjo është ajo që do të sillte një marrëveshje e tillë dhe kjo është vendimtare”.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci