Të fundit

Samsung lanson modelet S23, S23+ dhe S23 ultra

Samsung Eletronics ka lansuar sot Samsung Galaxy S23, S23+ dhe S23 Ultra.

Lansimi i ri i Samsung ka veçori të jashtëzakonshme në kamerë, ku përparimet shtesë përfshijnë atë se në dritë të ulët ose në situata që normalisht do të krijonin një turbullim, videot tashmë janë të qëndrueshme me kënde të dyfishta të stabilizuesit optik të imazhit në të gjitha drejtimet në Galaxy S23 ultra.

Në Galaxy S23+ dhe Galaxy S23, kamera ikonë e Samsung Galaxy merr gjithashtu një pamje të përmirësuar. Konturet janë hequr, duke shënuar një epokë të re të dizajnit thelbësor Galaxy që e bën të gjithë serinë të dallohet.

Po ashtu, një nga përmirësimet më të rëndësishme në serinë Galaxy S23 është GPU e optimizuar, e cila është afërsisht 41% më e shpejtë në krahasim me serinë Galaxy 22 dhe e krijuar posaçërisht për përdoruesit e fuqishëm.

Ekrani i Samsung S23 Ultra është 6.8 inch, me një lakim të reduktuar për të krijuar një sipërfaqe më të madhe dhe më të sheshtë për përvojë më të mirë vizilare në një telefon të mençur Samsung Galaxy.

Seria Galaxy S23 vjen në katër nuanca mat të frymëzuara nga natyra: E gjelbër, krem, vjollcë e hapur dhe e zezë e tejdukshme.

Galaxy S23 Ultra do të jetë në dispozicion me një çmim të sugjeruar me pakicë prej 1 euro 519 euro, Galaxy S23+ me 1 euro 299 euro dhe Galaxy S23 me 1 mijë 029 euro.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci