Të fundit

Qytetarët kundër blerjes së produkteve serbe, kërkojnë largimin e tyre nga tregu

Qytetarët e Kosovës kanë filluar të bojkotojnë produktet me origjinë nga shteti i Serbisë, meritë për këtë është fushata e filluar tash e sa muaj kundër produkteve serbe, e cila duke shfrytëzuar rrjetet sociale dhe mediet ka arritur që të mobilizojë në masë të madhe qytetarët që të mos blejnë prodhime serbe.

Qytetarët e Kosovës kanë filluar të bojkotojnë produktet me origjinë nga shteti i Serbisë, meritë për këtë është fushata e filluar tash e sa muaj kundër produkteve serbe, e cila duke shfrytëzuar rrjetet sociale dhe mediet ka arritur që të mobilizojë në masë të madhe qytetarët që të mos blejnë prodhime serbe.

Rreth kësaj fushate qytetarët u shprehën se e përkrahin fuqishëm bojkotimin e produkteve serbe dhe për më tepër kërkojnë largimin e tyre nga tregu kosovar.

Këtë dëshirë, e pati qytetari Kadri Hasani, i cili e fajësoi qeverinë dhe marketet tona të cilat sipas tij po furnizohen me produkte serbe.

Gjë më të keqe në botë nuk ka, veç njerëzit nuk kanë ku shkojnë, sjellje më të keqe nuk ka. Për çmime spo flasim, tërë natën merren vesh, se qysh t’i shtrenjtojnë çmimet. Merre me mend, ujin kur e shtrenjtojnë, në këtë krizë, që ishte katastrofë, ishte 30 cent, e kishin bërë 70 cent. Ku ka në rruzullin tokësor një ujë 30 cent të shitet barabartë me një qumësht”, u shpreh Hasani.

“Personalisht nëse e di jo, por të gjithë po i blejnë, hyn shikoje në markete të gjitha i ke 70-80% , të gjithë i blejnë … Këta duhet t’i uzurpojnë këta që i blejnë, jo konsumatorët, se konsumatori ka ndonjë që nuk e din, nuk e sheh, unë nuk e shoh, p.sh, e marrë kur ta dërgojë në shtëpi, e shoh të Kragujevcit, Nishit, Beogradit, andej… por fajin e kanë këta që i marrin, këta duhet në doganë me i ndalë, dhe jo me ndalë qytetarin, çka din ky pa shkollë, çka din katunari kur të hynë aty , kush e prodhon, si intereson prodhimi…

Fahriu, është një qytetar tjetër i cili ka dyshime se shpesh qytetarët po mashtrohen nga marketet kosovare, kështu duke i mbuluar produktet serbe në kuadër të atyre që janë prodhim i Kosovës. Ai thotë se duhet të kemi kujdes ndaj këtyre mashtrimeve.

“Unë konkretisht nuk i blej produktet serbe, e di të kujt janë, për atë nuk i blej . Edhe pse jam me syze, e kam marrë edhe llupen me vete për me mujt me pa ma mirë, se ka vende që po i fshijnë ose po qesin ushqime përmbi produkte, që të na mashtrojnë, kinse është prodhim ose i Shqipërisë ose diçka tjetër, por veç serbët dinë të bëjnë këto gjëra, por duhet të kemi kujdes”, tha Fahriu.

Gjithashtu, ai u shpreh se me këtë veprim që ne po bëjmë, duke i blerë produktet serbe, ne nuk po i japim të holla Serbisë, por plumba kundër neve.

Enver Halimi, kritikon qeverinë e Kosovës, në lidhje me këtë çështje. Ai thotë se qeveria duhet ta gjejë mënyrën se si të furnizohet me produkte në mënyrë që mos t’i blejmë ato serbe.

“Të them të vërtetën unë nuk i blej, dhe nuk duhet ti blejmë produktet serbe ne shqiptarët. E familjarët disa po disa jo. Qeveria duhet ta gjejë mënyrën se a mundet të sjellë produkte prej një vendi tjetër, e më pas të thotë që mos t’i blejmë, mirëpo, ne mundemi të mos i blejmë ato”, tha Halimi.

I pyetur se a di që të dallojë një produkt të Serbisë, në mënyrë që ta evidentojë dhe mos ta blejë, ai tha se në bazë të flamujve dijnë ta dallojë, ani pse ka pasur raste kur kanë ndodhur falsifikime nga ana e marketeve, të cilat sipas tij duhet dënuar.

Fushata kundër bojkotimeve serbe, ka filluar qysh nga shtatori i vitit të kaluar, dhe po vazhdon edhe sot.

Kur jemi tek mallrat, cilësia dhe siguria e tyre në tregun kosovar, Inspektorati i Tregut në vazhdën e inspektimeve të intensifikuara ka kryer edhe inspektime lidhur me verifikimin e sasisë dhe peshës së produkteve nëpër operatorët ekonomik në Republikën e Kosovës, ku ka konstatuar se një vaj ushqimor, i prodhuar në Serbi, nuk e plotëson kriterin e mesatares për sasi siç e parasheh rregullorja 03/2020 për produktet e parapaketuara. /kp

Video nga Paradoks

"Ky veç po u jep peshqi": Pse populli po vazhdon ta zgjedh VV-në? Doarsa flet për sondazhet - "Nesër me shku n'zgjedhje jemi gati"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci