Të fundit

Mehaj viziton familjen e dëshmorit Elfir Behrami nga Podujeva

Ministri i FSK-së, Armend Mehaj tash e sa kohë është duke i vizituar familjet e dëshmorëve të rënë në luftën e fundit në Kosovë, në nderim të kontributit të tyre në çlirimin e vendit.

Ai sot ka njoftuar se ka vizituar familjen e dëshmorit, Elfir Behrami nga Podujeva, të cilin e ka vlerësuar lartë për aktivitetin e tij që nga demonstratat dhe protestat studentore e deri në luftën e tij si ushtar i UÇK-së.

“Aktivitetin e tij dëshmori, Elfir Behrami e kishte filluar qysh në demonstratat dhe protestat studentore, e që nuk mungonte në asnjërën prej tyre. Pastaj pas shpërthimit të luftës në Kosovë ai i bashkohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fillimisht kryen stërvitjet në Bajgorë në vendin ku djemtë e Llapit përgatiteshin intensivisht e më pas merrnin armët dhe vendoseshin në frontet e luftës.”, ka shkruar Mehaj në rrjetin social facebook.

Sipas Mehaj qëndresa e tij heroike dhe e shokëve dëshmonte vendosmërinë dhe guximin që kishin. Kështu ishte deri në rënien e tij, vendi në të cilin Elfiri u përjetësua ishte i mbushur me plot gëzhoja të plumbave, që tregon për ashpërsinë e luftimeve.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci