Të fundit

​AAK i përgjigjet Ramabajës: UÇK është pasuri e trashëgimisë shqiptare

Drejtori për Informim i AAK-së, Lulëzim Blaka, është deklaruar pas sulmit që opinionisti Sadri Ramabaja i ka bërë bartësve të luftës së UÇK-së, ku ai apostrofoi edhe ish-kryeministrin Haradinaj.

Blaka ka shkruar në Facebook se çdo ditë shohim e prekim ndikimin e pashlyeshëm të trimërisë dhe mençurisë së luftëtarëve dhe dëshmorëve në shoqërinë sonë.

“Shpirti fisnik i atyre që luftuan dhe atyre që ranë që ne të kemi liri dhe mundësi për të jetuar, shkruar e punuar, iu thërret shekujve. Çdo ditë shohim e prekim ndikimin e pashlyeshëm të trimërisë dhe mençurisë së tyre në shoqërinë sonë. ”, ka shkruar Blaka.

Duke thënë se “UÇK është pasuri e trashëgimisë shqiptare, Drejtori për Informim i AAK-së ka vazhduar me porosinë: “Le të mos harrojmë mësimet dhe idealet e luftës së saj, sepse ato vazhdojnë të na frymëzojnë të përpiqemi për të ardhmen, por edhe të na mallkojnë kur i shkelim dhe përdhosim. Medoemos që duhet të mbështesim idealet e lirisë dhe demokracisë, parime për të cilat ata derdhën gjakun dhe u ndanë nga gjymtyrët e tyre. ”

Blaka ka bërë thirrje që të mbështeten politikat dhe programet që nxisin sundimin e ligjit, arsimimin dhe zhvillimin ekonomik, si e vetmja rrugë për të respaktuar veprën e të rënëve.

“Mbështetja e politikave dhe programeve që nxisin sundimin e ligjit, arsimimin dhe zhvillimin ekonomik është e vetmja mënyrë për të mbajtur gjallë kujtimin për ta dhe për të nderuar veprën e tyre. ”, ka shkruar Lulëzim Blaka.

Në fund ai ka bërë thirrje për bashkim, kundër siç e quan ai “regjimit të Kurtit” i cili sipas Blakës po bënë padrejtësi dhe po e godet sistemin demokratik në vend.

“Ne mund të bëhemi pjesë e ndryshimit duke ngrehur zërin kundër padrejtësive të përditshme, goditjeve kundër sistemit demokratik, që regjimi i Kurtit po i bënë para syve tonë. Të bashkohemi kundër të keqes, për një të ardhme që nderon sakrificat e të parëve tanë dhe ofron shpresë e mundësi për të gjithë.” – e ka mbyllur Blaka shkrimin e tij në profilin personal në Facebook.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci