Të fundit

Osmani u dërgon telegrame ngushëllimi familjeve të viktimave në Gllogjan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka dërguar telegrame ngushëllimi familjeve të viktimave në Gllogjan.

“Lajmin për vrasjen e më të dashurve tuaj, Gentianës, Ledionit dhe Ganiut, e kam pranuar me dhimbje të madhe. Prandaj, më lejoni që si qytetare e këtij vendi, si nënë dhe si Presidente e Republikës së Kosovës, ta ndaj me ju dhimbjen e thellë për vdekjen e parakohshme të tyre”, thuhet në telegramet dërguar familjeve.

Sipas presidentes, rasti i djeshëm është akt mizor dhe ngjarje e trishtë, e cila i ka prekur zemrat e çdo qytetari të vendit.

E para e shtetit tutje ka uruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten, teksa ka ftuar organet e rendit që sa më shpejtë, autorët e krimit t`i sjellin para drejtësisë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci