Komiteti anti-Covid në Kosovë është mbledhur gjatë ditës së sotme.
Koha.net shkruan se mbledhja ka pasur të bëjë rreth organizimit të parandalimit të variantit të ri të COVID-19 që ka nisur të përhapet së fundmi në botë.
Tutje shkruhet se nuk pritet që të ketë masa shtesë parandaluese, megjithatë pritet që javën e ardhshme të ketë mbledhje të ekipit të ekspertëve.