Të fundit

Dy ditë para sfidës, trajneri takon në kafene pronarin e klubit kundërshtar

 

Gjatë ditës së djeshme ka qarkulluar një fotografi ku shihen dy trajnerët duke qëndruar së bashku, ai i Llapit Tahir Batatina dhe i Gjilanit, Ismet Munishi.

Ky takim ka ndodhur vetëm dy ditë para duelit të këtyre dy skuadrave që janë në formën më të mirë të sezonit.

Në një deklaratë për Indeksonline, Batatina, i cili është edhe aksionar i klubit të Llapit, ka zbuluar se për çfarë biseduan me trajnerin Munishi.

“Po ne me Ismetin shpesh takohemi në kafeteri dhe pimë kafe dhe ne jemi miq dhe shok në kafeteri, por në fushë jemi rival të përbetuar. Ne nuk e kemi atë problem që takohemi se ne takohemi me Ismetin shumë shpesh por rivaliteti nuk mungon as një herë sepse ne jemi dy skuadrat në luftë për kreun e tabelës dhe në fushë kur fillon loja e shoh si çdo trajner tjetër dhe nuk e shoh si mik po si rival sepse ky është futbolli”, ka thënë Batatina.

Gjilani aktualisht është në vendin e parë në tabelë me 28 pikë derisa Llapi është e katërta me 24 pikë pas 15 javësh.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci