Të fundit

Moti gjatë kësaj jave pa të reshura dhe shumë ftohët

Mot i thatë dhe acartë, me më shumë intervale me diell gjatë javës në vijim.

Masat e ftohta polare që kanë depërtuar mbi Europën juglindore do të kushtëzojnë mot të acartë në vendin tonë gjatë javës në vijim.

Nuk parashihen kushte për të reshura, eventualisht ndonjë rrebesh të shkurtë bore ditën e hënë dhe martë përgjatë viseve malore.

Ditëve të para edhe paraqiten ditë të akullta në pjesën më të madhe të vendit, ku temperaturat maksimale mbesin në vlera negative.

Indeksi i cilësisë së ajrit gjatë ditës do të mbetet kryesisht në vlera të pranueshme, e vetëm orëve të mbrëmjes nën kushte më të qeta, mund të kaloj edhe në vlera të dobëta.

Me 06 shkurt – Kryesisht me vransira dhe acar.  Përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtë bore.

Me 07 shkurt – Acar. Vransira e intervale me diell.  Nga zona malore mundësi për rrebeshe të shkurta bore.

Me 08 shkurt – Acar dhe intervale më të gjata me diell.  Gjatë ditës vransira kalimtare.

Me 09 shkurt – Mot i acartë, kryesisht me diell.

Me 10 shkurt  – Shumë ftohtë, me kthjellime e diell.

Temperaturat mbesin të ulëta në të dy vlerat ekstreme, deri në -9C e -6C minimalet, e maksimalet -3 deri -1C, e nga dita e enjte kalojnë edhe mbi 0C.

Do të fryjë erë e ftohtë nga veriu e verilindja, edhe mesatarisht e fuqishme ditën e hënë deri në 14m/s, e më pas e lehtë dhe mesatare 4-9m/s.

Shtypja atmosferike në rritje jashtëzakonisht të lartë mbi vlera normale, njofton PrishtinaWeather.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci