Të fundit

Ndihma e parë për Turqinë vjen nga Azerbajxhani

Pas tërmetit 7.4 ballë që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën, ndihma e parë ndërkombëtare për Turqinë erdhi nga Azerbajxhani.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Emergjencave në Azerbajxhan, njësitë e Mbrojtjes Civile janë bërë gati.

Ministria ka njoftuar se do të dërgojë personel në Turqi për të ndihmuar shtetin fqinj të saj në këtë situatë të vështirë.

Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë njoftoi se është thellësisht e shqetësuar për lajmin e tërmetit dhe se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë të nevojshme.

Në deklaratë thuhet se Biden u ka dhënë urdhra njësive të nevojshme për vlerësimin e opsioneve dhe thuhet se ‘do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën në koordinim me qeverinë turke’.

Edhe Kosova është shprehur e gatshme t’i dal në ndihmë Turqisë.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ka shprehur gatishmërinë e plotë homologut të tij turk Hulusi Akar që të ofrohet ndihmë me të gjitha kapacitet profesionale të FSK-së për reagim, kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci