Të fundit

Kurti: Bllazheviq, emër i shënuar në periudhën e gjeneratës së artë të KF Prishtina

Kryeministri Albin Kurti, e ka kujtuar trajnerin kroat Qiro Bllazheviq i cili sot ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare.

Sipas tij, Bllazheviq ka bërë vend si një trajner me pasion për futbollin dhe dashurinë e madhe për Prishtinën e Kosovën.

“Ai sot ndërroi jetë në moshën 87 vjeçare, duke lënë pas kujtime të shumta nga periudha kur futbolli kosovar kishte arritur kulmin e tij në vitet e ‘80-ta, derisa drejtonte me plot vetëbesim dhe entuziazëm ekipin e atëhershëm të KF Prishtinës”.

“Si fëmijë, e mbaj mend qysh e pat bërë KF Prishtina aq të famshme. E pat sjellë në Prishtinë këngëtaren e njohur kroate, Tereza Kesovija. Para fillimit të një ndeshjeje të ligës elitare të vitit 1985 në Prishtinë, ajo doli në mes të fushës pranë kapitenit të atëhershëm Fadil Vokrri, për ta nisur ndeshjen formalisht, derisa të gjithë shikuesit në tribina mbanin shalla të bardhë, sepse kështu bënte vetë Mirosllav Qiro Bllazheviq”.

“Në kujtesën e atyre që e kanë përcjellë futbollin e asaj kohe, Bllazheviq ka bërë vend si një trajner me pasion për futbollin dhe dashurinë e madhe për Prishtinën e Kosovën. Dhe i tillë do të mbetet përherë! Ngushëllime të sinqerta për familjarët dhe komunitetin futbolldashës!”.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci