Të fundit

Tetë milionë eruo më shumë për FFK-në nga FIFA

I pari i shtëpisë së futbollit botëror, Gianni Infantino ka theksuar se FIFA do ta rrisë përkrahjen e saj për 211 federatat anëtare në katër vitet e ardhshme.

Infantino theksoi se përkrahja e FIFA-s do të rritet për 29%, që do ti sillte përfitime të shumta shumë federatave përfshirë këtu edhe Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Si trup qeverisës global, ne duhet ta luajmë rolin tonë për ta rritur nivelin e lojës në fushë për të gjithë anëtarët tanë. Ne do ta bëjmë këtë mbështetje për projektet zhvilluese, dorë për dore me gjashtë Konfederatat dhe 211 anëtarët e FIFA-s. Në ciklin katërvjeçar, ne do ta rrisim investimin për 29% në krahasim me periudhën paraprake. Kjo rritje e investimeve është rezultat i FIFA-s së re, që të jetë më efikase, mirë e qeverisur dhe e përshtatshme për qëllimet që i ka”, ka thënë Infantino.

Sipas mediumit italian, “Tuttomercatoweb”, 211 Federatat që janë nën ombrellë të FIFA-s do t’i përfitojnë nga, afro 8 milionë euro më shumë në katër vjetët e ardhshëm.

Federata nacionale përfshirë edhe FFK-në marrin vazhdimisht përkrahje financiare nga FIFA dhe UEFA.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci