Të fundit

Gratë deputete dënojnë gjuhën e deputetit Haki Abazi ndaj Mimoza Kusarit

Grupi i Grave Deputete ka reaguar ndaj cilësimeve ofenduese të deputetit Haki Abazi ndaj deputetes Mimoza Kusari-Lila.

Në reagim mes tjerash thuhet se “ne si grup i deputeteve e kemi ngritur disa herë temën e gjuhës ndaj grave në politikë. E dënojmë këtë gjuhë jo sepse na mposht ne, por nuk duam t’i demotivojmë vajzat e reja që duan të merren me politikë”.

“Grupi i Grave Deputete reagon ndaj cilësimeve ofenduese të deputetit Haki Abazi ndaj deputetes Mimoza Kusari. Ne si grup i Deputeteve e kemi ngritur disa herë temën e gjuhës ndaj grave në politikë. Kemi realizuar edhe një projekt që flet për gjuhën online. Ndërkohë që e kritikojmë gjuhën e qytetarëve, si deputete ballafaqohemi edhe me fyerje seksiste prej kolegëve tanë deputetë”.

“E dënojmë këtë gjuhë jo sepse na mposht ne, por nuk duam t’i demotivojmë vajzat e reja që duan të merren me politikë. Dhe gjuha e tillë e ka këtë efekt. Andaj përsërisim edhe një herë se gjuha jo parlamentare është e papranueshme për çdo hapësirë të Kuvendit, e madje çdo hapësirë publike”, thuhet në reagimin e Grupit të Grave Deputete, përcjell Telegrafi.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, në një konferencë shtypi sot ka thënë që pavarësisht se është larguar nga disa komisione nuk do të japë votë kundër Qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se “Çadra e Gadafit” duke iu referuar Mimoza Kusarit “ka shkatërruar parti, ka përçarë deputetë, e ka votuar marrëveshje të dëmshme për interesin e Kosovës që dikur kanë qenë kauza të LVV-së”.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci