Të fundit

OVL UÇK në Gjakovë i reagon asambleistes Mimoza Shala

Organizata e Veteranëve të  Luftës të UÇK-së në Gjakovë, ka reaguar ndaj asambleistes së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë Mimoza Shala e cila në mbledhjen e asamblesë komunale ku po diskutohej për dëshmorët ka akuzuar kryetarin e kësaj organizate Sadri Hoxha.

“Nuk është hera e parë qe e njëjta paturpshëm mundohet ta fallsifikoj historinë, kohë më parë e njejta është munduar të manipuloj me emrin e rrugës se dëshmorit Xhafer Shala në Rugovë të Hasit duke tentuar paturpsisht dhe duke falsifiku dokumnte rrugën e njejtë ta emëroj në emër të gjyshit të vet ( dokumentet e njejta i disponon OVL e UÇK-së dega ne Gjakovë)”, thuhet në reagimin e kësaj organizate, njofton Paparaci.

“Gjithashtu ja bëjme me dije të njëjtës dhe gjithë aktërve tjer politik duke ua terhek vërejtjen larg duart nga dëshmorët dhe mjaft më me shpifje e përqarje, dëshmorët janë të shenjtë dhe vlera më sublime e kombit tonë.  Gjithashtu ja kujtojmë të njejtës  se OVL e UÇK-së dega ne Gjakovë ja jep mbështetjen e plotë Kryetarit Ardian Gjini dhe eprorëve te Brigades “137 Gjakova” lidhur me çeshtjen ne fjalë”, thuhet tutje në njoftim.

 

 

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci