Të fundit

BE: Serbia dhe Kosova rrezikojnë t’i humbin fondet nga Plani i Rritjes për shkak të mungesës së dialogut

Serbia dhe Kosova duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në normalizimin e marrëdhënieve të tyre për të fituar të drejtën e financimit nga Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian, i cili është miratuar së fundmi.

“Normalizimi i marrëdhënieve është kusht thelbësor në rrugën evropiane për të dyja palët. Si Serbia ashtu edhe Kosova rrezikojnë të humbin një mundësi të rëndësishme në mungesë të progresit”, ka kumtuar shërbimi për media i Komisionit Evropian.

Në shërbimi për media i këtij institucioni, konfirmohet se, pavarësisht kritereve bazë që duhet të plotësojë secili vend nëse do të ketë të drejtë të marrë fondet e ndihmës evropiane, Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në normalizimin e marrëdhënieve të tyre, transmeton Paparaci.

Kjo nënkupton, siç u theksua, zbatimin e plotë e të gjitha detyrimeve që dalin nga Marrëveshja për rrugën e normalizimit dhe aneksi i zbatimit, por edhe përfshirjen në negociatat për Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse për Normalizimin e Marrëdhënieve.

Siç shpjegohet nga Komisioni Evropian, Plani i Rritjes prej gjashtë miliardë eurosh për gjashtë partnerë nga Ballkani Perëndimor përfaqëson një ofertë gjithëpërfshirëse të BE-së për të përmirësuar situatën e tyre socio-ekonomike.

“Kjo përfshin një qasje progresive ndaj tregut të përbashkët të BE-së, të kushtëzuar nga përparimi në tregun e përbashkët rajonal të Ballkanit Perëndimor dhe mekanizma për të inkurajuar reformat. Plani i rritjes nuk është një alternativë ndaj zgjerimit të BE-së. Është një ofertë që do të përfundojë dhe përshpejtojë procesin e anëtarësimit”, ka thënë një nga zëdhënësit e Komisionit Evropian.

Plani i rritjes është paketa financiare më ambicioze e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor deri më tani. Ai përbëhet nga gjashtë miliardë euro, nga të cilat dy miliardë do të ndahen në formë granti dhe katër miliardë të tjera në formë kredie me një normë interesi shumë të favorshme.

Ai u prezantua në nëntor 2023 dhe u miratua zyrtarisht javën e kaluar.

Siç sqarojnë zyrtarë të Komisionit Evropian, për të përfituar nga ky instrument, çdo vend përfitues do të duhet të përgatisë një agjendë reformash, e cila do të konsultohet, vlerësohet dhe miratohet nga Komisioni dhe, nëse është e nevojshme, nga vendet anëtare të BE-së.

Pagesat sipas planit u nënshtrohen kushteve strikte. Në kuadër të këtij fondi, kjo do të vlejë edhe për reformat socio-ekonomike./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci