Të fundit

Kundërshtarët e Teslës sulmojnë ambientet e fabrikës në Gjermani

Të premten, një demonstratë kundër makinave elektrike në një fabrikë Tesla në Grunheide të Gjermanisë eskaloi plotësisht: aktivistë të majtë me sa duket u përpoqën të thyenin barrierat e policisë dhe të hynin në ambientet e fabrikës. 

Mësohet se ka pasur edhe përleshje të dhunshme me efektivët e policisë, siç raporton “Bild”.

Videot tregojnë dhjetëra njerëz që vrapojnë nëpër shinat e trenit dhe shkojnë drejt fabrikës së makinave.

Sipas deklaratave të njerëzve në vendngjarje, ishte e pamundur të rrethoheshin të gjitha zonat për shkak të hapësirës së gjerë të zonës.

Zyrtarët nga shtetet federale të Brandenburgut dhe Berlinit i kishin duart plot. Disa prej tyre i tërhoqën zvarrë demonstruesit. Mësohet se ka pasur disa arrestime. 

Dita filloi me një marshim të regjistruar nga kundërshtarët e Teslës në kampin e protestës në Grunheide. Aktivistët ishin përpjekur të hynin në ndërtesën e fabrikës edhe të enjten.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci