Të fundit

Haxhi Thaçi për stemën e UÇK-së: Zemra mu ka rritë kur e pashë për herë të parë

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për herë të parë pas shkuarjes në Hagë të të birit ka dhënë një intervistë të gjatë.

Në këtë intervistë ai ka folur për angazhimin e të birit në luftë e në paqe.

Ai ka ndarë edhe kujtime se si ka reaguar kur e ka parë për herë të parë emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Qysh se mbaj mend. Zemra mu ka rritë”, tha ai në Kanal 10.

Haxhi Thaçi e ka kujtuar edhe Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës 15 vjet më parë. Ai ka thënë se është shumë i lumtur që e ka arritur pavarësinë e Kosovës.

“Urime ju qoftë të gjithë shqiptarëve. Jena gëzu shumë për shpalljen e pavarësisë. Babë e babëgjysh janë vra për këtë ditë të sotit. E na mbërritëm. Për hajr na koftë të gjithë shqiptarëve”, tha ai.

Babi i ish-presidentit tha se i biri ka pasur një rol të rëndësishëm në pavarësinë e Kosovës.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci