Analisti, Afrim Haliti e ka bërë një postim në rrjetin social Facebook, duke thënë se Serbia de facto e ka njohur Kosovën kur kanë filluar bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.
Tutje, Haliti ka shkruar se Serbia de facto e ka njohur Kosovën edhe gjatë kërkesës për lejimin e vizitave të zyrtarëve serbë.
Tutje, ai ka komentuar edhe takimin e së hënë në Bruksel, duke thënë se po manipulimi i popullit përmes retorikave që synojnë të fshehin de facto në lidhje me atë se për çka janë pajtuar palët mbrëmë.
Haliti, tutje tha se me pranimin e planit evropian, de jure Kurti ka pranuar zbatimin e të gjitha marrëveshjeve në të kaluarën përfshirë edhe Asociacionin.
“Serbia de facto e ka njohur Kosovën edhe kur ka filluar bisedimet për normalizim të marrëdhënieve qysh në vitin 2011.Serbia de facto e ka njohur Kosovën edhe sa herë që ka kërkuar leje nga institucionet e Republikës së Kosovës për ndonjë vizitë të ndonjë zyrtari serb. Por, përveç de facto, Serbia de jure ende vazhdon të ketë në preambulen e kushtetutës së saj tekstin mbi Kosovën si pjesë e pandashme e saj. Mbramë në një formë u arrit edhe kulmi i manipulimit të popullit përmes retorikave që synojnë të fshehin de facto se çka është marrur vesh në mes të palëve. De facto u kuptua që kryeministri i Kosovës kishte pranuar marrëveshjen e cila jo de facto por de jure në një ndër pikat e saj përfshinë edhe zotimin për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake, përfshi asociacionin e komunave me shumicë serbe që Kurti dikur e quante ‘Zajednicë’ dhe përmes kundërshtimit të së cilës kishte elektrifikuar popullin për ta votuar në pushtet”.
