Të fundit

Dihet se si do të bëhet zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, i pranuar nga Kurti

Albin Kurti tashmë mund ta nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë deri në fund të marsit dhe ai dokument do të shoqërohet me një plan zbatimi. Sipas planit të Ankesit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëveshjes, plani specifikon fillimin e zbatimit të marrëveshjeve të dialoguara në Bruksel, zyrtarizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe, si dhe organizimin e një konference ku do të bëhet një paketë e veçantë për investime dhe mbështetje financiare.

Edhe pse Kosova dhe Serbia nuk e nënshkruan marrëveshjen dje në Bruksel, liderët e dy shteteve deklaruan e pranojnë atë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se një takim i radhës do të zhvillohet në muajin mars.

Klan Kosova ka siguruar Ankesin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Aty thuhet se brenda 15 ditëve pas nënshkrimit të marrëveshjes themelore, Ekipi Menaxhues duhet të paraqesë një draft të Marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, në mënyrë që të sigurohet niveli i duhur i menaxhimit të vetëqeverisjes së komunitetit serb në Kosovë.

Më tej thuhet se me paraqitjen e draftit të parë të Statutit dhe fillimin e negociatave për të, palët do të sigurojnë zyrtarisht menjëherë hyrjen në fuqi të njohjes reciproke të dokumenteve dhe simboleve të tyre kombëtare, shkëmbimin e misioneve të përhershme në bazë të një marrëveshje paraprake mbi marrëveshjet praktike.

Më tej në dokument shtohet se palët angazhohen të përfundojnë negociatat dhe të bien dakord për Statutin në një periudhë të përshpejtuar, por jo më tepër se 150 ditë.

Pritet që brenda 30 ditëve pas nënshkrimit të marrëveshjes, palët të krijojnë një Komitet të Përbashkët për monitorimin e zbatimit të marrëveshjes, i cili do të kryesohet nga BE-ja dhe do të bien dakord për detyrat e komitetit.

Gjithashtu, brenda 30 ditëve pas themelimit të Komisionit të Përbashkët, Kosova do të zyrtarizojë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të iniciojë procedura të brendshme për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe në kuadër të dialogut.

Brenda 150 ditëve pas nënshkrimit të marrëveshjes, BE-ja së bashku me donatorët e tjerë do të organizojnë një konferencë të nivelit të lartë në të cilën do të miratohet një paketë e veçantë për investime dhe mbështetje financiare.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci