Të fundit

Dodik i kërkon Lavrovit armë, dje përmendi luftën

Agjencitë e sigurisë në Bosnjë e Hercegovinë kanë informacion se Dodiku i kërkoi Lavrovit ta ndihmojë me armë në rast të një konflikti të armatosur në Bosnjë e Hercegovinë në të ardhmen e afërt. Dodik kërkoi ndihmë nga miqtë e tij, të cilët i thanë atij, qartë dhe me zë të lartë, se ata kurrë nuk i lënë vetëm miqtë e tyre. Në fillim të tetorit, udhëheqësit e Mbrojtjes Civile të Republikës Srpskas qëndruan në “Qendrën Humanitare Serbo-Ruse” në Nish.

Kur u takua me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov në Beograd javën e kaluar, anëtari serb i Presidencës së BeH, Millorad Dodik i kërkoi atij ndihmë ushtarake.

Sipas informacionit nga hetimi, agjencitë e sigurisë në BeH kanë informacion se Dodik i kërkoi Lavrovit ndihmë me armë në rast të një konflikti të armatosur në Bosnjë e Hercegovinë në të ardhmen e afërt.

Se Dodik foli për “ndihmën ushtarake” të Rusisë gjatë takimit në Beograd, konfirmohet edhe nga fjalët e tij të thëna në emisionin Telering, i cili transmetohet në shërbimin publik të Republika Srpskas (RTRS).

“Nëse është e nevojshme, ne do ta mbrojmë atë (Republika Srpskan) dhe forcat tona. Dhe askush të mos mashtrohet se nuk është kështu. Nëse NATO ndërhyn, ne do të kërkojmë ndihmë nga miqtë tanë të cilët na thanë, qartë dhe me zë të lartë, se ata kurrë nuk i lënë miqtë e tyre në baltë”, tha Dodik.

Gjatë intervistës me Mato Gjakoviq, Dodik foli për konfliktet e mundshme në BeH, duke deklaruar se formacionet e armatosura të policisë nuk kanë të drejtë ta kalojnë në territorin e Republikës Srpskas.

“Nëse ata kalojnë, ne do ta konsiderojmë agresion dhe do të kërkojmë ndihmë nga miqtë”, përsëriti Dodik.

Në fund të intervistës, anëtari i Presidencës së BeH nga RS tha se kishte biseduar me ministrin rus të Punëve të Jashtme për “gjërat për të cilat foli në RTRS”.

“Unë fola me Lavrovin një natë më parë. Ne biseduam për të gjitha çështjet, përfshirë ato për të cilat folëm unë dhe ju”, i tha Dodik mikpritësit të tij Gjakoviq.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci