Të fundit

Serbia do ta kontrollojë Kosovën përmes 3 instrumenteve me vulë ndërkombëtare

Shkruan: Arben Ratkoceri

Serbia tash e tutje do ta kontrollojë Kosovën në masë të madhe përmes 3 instrumenteve që i fitoi me “vulë” ndërkombëtare dhe injorancës së vetë shqiptarëve që nga Plani i Ahtisarit, marrëveshjes të Brukselit deri te kjo e fundit !

1. Asociacioni apo si do që të quhet dhe çfarëdo kompetenca që do të këtë, faktikisht do jëtë tokë serbe e vetëm formalisht Kosovë.

2. Kisha serbe me marrëveshje speciale do të jetë shtet në shtet.

3. Serbët në Parlamentin e Kosovë e kanë të drejtën e vetos për shumë çështje të rëndësishme, aq sa deputetët shqiptarët madje as planprogramet mësimore nuk mund ti ndryshojnë e lëre më të shpallin ndonjë referendum apo ndryshim kushtetute…!

Tani më simbolike është njohja e Kosovës nga Serbia, sepse me këto tre instrumente juridike e faktike, varshmëria e Kosovës nga Serbija është e PAshkëputshme.
Për shembull, Kosova mundet në BE vetëm nëse do Serbia, e cila do t’i lejonte deputetët serb të ratifikojnë dokumente të caktuara për integrim….

Stabiliteti e siguria do të varen nga disponimi i serbëve të Veriut, kurse pa marrë leje, as rrugicë nuk mund të ndërtohet rreth kishave (p.sh rasti i rrugës Deçan-Plavë). Kishat do të kenë në pronësi mijëra hektarë tokë ekskluzive.

Momenti i orës historike për shkëputje të plotë nga Serbia përmes idesë të “korrigjimit të kufijëve” iku e nuk kthehet më. Atëherë “ikte” vetëm Veriu, kurse tash edhe Veriu “po ik”, por edhe funksionaliteti i shtetit dhe vendimet e mëdha do varen edhe nga Beogradi.
Ironike duket fati historik i kryeministrit Albin Kurtit, i cili karrierën politike e ka ndërtuar me kauzën për bashkim kombëtar, ndërsa tash duket se do të jetë i detyruar të rifirmos marrëveshjen e radhës të varshmërisë të Kosovës nga Serbia ndërsa ideja e tij ebashkimit me Shqipërinë ngelet vetëm një ëndërr e bukur e parealizueshme me metoda demokratike!
Në kohët moderne, një vend nuk kontrollohet vetëm me polici dhe ushtri, por edhe me forma tjera më “fine” siç përcaktohen në marrëveshjet e sotme e ato më të hershme Kosovë-Serbi!

Autori është botues i Gazetës KOHA në Maqedoninë e Veriut.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci