Një 18-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar mbrëmë në Gjakovë, pas një përleshjeje fizike në rrugën “Ali Ibra”.
Një nga personat e dyshuar për rastin ndodhet aktualisht në trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës “Isa Grezda”, për shkak të lëndimeve trupore që ka pësuar gjatë incidentit.
Gazetarja e Klan Kosovës, Diellëza Berisha, ka bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit ka lëndime në trup, kryesisht në këmbë dhe fraktura, dhe po mbahet nën mbikëqyrje policore gjatë trajtimit mjekësor.
“I dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit gjendet këtu, pasi i njëjti ka pësuar lëndime trupore kryesisht në këmbë dhe fraktura. Ai ndodhet në spital dhe po trajtohet edhe më tutje, ndërsa i njëjti është i arrestuar dhe nën masa mbrojtëse nga Policia”,, tha ajo.
