Të fundit

Skandali me pronën shtetërore në Skenderaj – Elkos paguan 40 cent qiranë për m2

Kompania “Elkos Group”, pronë e biznesmenit Pejan Ramiz Kelmendi, një metër katror tokë në të cilën është ndërtuar supermarketi “ETC”, komunës së Skenderajt i paguan vetëm 40 cent, çmim ky shumë fish më i lirë se sa çmimi që parasheh rregullorja për shfrytëzimin me qira të pronave komunale.

Rregullorja në fuqi e ndryshuar nga Kuvendi Komunal me propozim nga kryetari aktual përcakton çmim prej 5 euro për metër katror për zonën numër 1, për pronat e dhëna në shfrytëzim mbi një vit sipas procedurës konkurruese te hapur, ku dhe gjendet supermarketi i kompanisë në fjalë.

Por, kriteret e ankandit janë në kundërshtim të plotë me rregulloren ne fuqi. Po ashtu, dyshohet se sasia e sipërfaqes siç është përcaktuar në ankand shihet së iu është përshtatët  kompaninë fituese, pra Elkos Group.

Sipas kontratës të cilën e ka nënshkruar kryetari i komunës, sipërfaqja e objektit është 3,144.52m2 me çmim prej 0.40 cent, apo ne total 1,257.80 euro në muaj.

Ndërsa sipas rregullores ne fuqi sipërfaqja prej 3,144.52m2 qiraja do te duhej te ishte minimalisht 15,722.60 € në muaj apo 188,671.20 euro në vit.

 

Dyshohet se nga lidhja e kësaj kontrate mes komunës dhe kompanisë së biznesmenit Pejan, buxheti i komunës brenda një viti është dëmtuar me rreth 173 mijë euro.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci