Të fundit

Kosova kërkon dëshmi dy doza të vaksinës

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacione për masat e reja për ata që hyjnë në Kosovë.

Sipas MSH-së, çdo person që hyn në Kosovë suhet të posedojë certifikatën e vaksinimit të plotë, testin RT-PCR negativ për COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë, dëshminë se personi ka kaluar COVID-in apo testin e shpejtë antigjen.

“Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës dhe të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo të një komune, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në ambientet e punës duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë, apo ndonjërën nga dëshmitë tjera si: -Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë”, thuhet në komunikatë.

“-Dëshmia se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve; -Testi i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë”, vijon komunikata. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci