Të fundit

Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë në Hagë votojnë në zgjedhje

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, kanë pranuar aprovimin për hedhjen e votës së tyre në zgjedhje.

Ata kanë aplikuar nga Haga, ku po qëndrojnë në paraburgim mbi akuzat për krime lufte, për të votuar në zgjedhjet lokale të së dielës, ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të enjten.

Valmir Elezi, një zëdhënës i KQZ-së, tha se komisioni ka pranuar aplikimet nga Haga dhe se të njëjtat janë aprovuar. Të akuzuarit e Hagës mund të votojnë në zgjedhje, nënkuptoi ai.

“Mund t’iu konfirmoj se gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, e cila është zhvilluar nga 10 korriku deri më 18 gusht, kemi pranuar aplikimet nga shtetasit e Republikës së Kosovës që aktualisht po mbahen në Hagë”, ka thënë Elezi.

Ai ka theksuar se pjesëmarrja në votim përmes postës e një votuesi nga jashtë vendit mund të dihet në një fazë të mëvonshme.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci