Të fundit

Përplasja në veri – informata mbi plagosjen e shefit të Njësisë Speciale

Besart Ahmeti dhe pjesëtarët e tjerë të Njësisë Speciale Operative, të cilën ai e drejton, u thirrën në detyrë paraditen e së mërkurës.

Operacioni policor i së mërkurës për Njësinë Speciale Operative të Policisë së Kosovës ishte i papritur. I pasoi një operacioni bastisës që kishin ndërmarrë njësitet e tjera policore në veri të vendit.

Në intervenim ndaj protestave të banorëve lokal serbë që kundërshtonin aksionin policor kundër kontrabandës së mallrave, katër pjesëtarë të NjSO-së mbetën të plagosur, raporton Paparaci.com. Në mesin e tyre edhe Besart Ahmeti, shefi i njësisë.

Ahmeti, siç ka mësuar Paparaci.com, është plagosur nga një granatë dore të hedhur në drejtim të tij nga protestuesit.

Aksioni i 13 tetorit i Policisë dhe Doganës së Kosovës, përpos Mitrovicës së Veriut, u zhvillua edhe në rajonet e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut.

Gjatë përleshjeve mes Policisë dhe protestuesve, autoritetet njoftuan se u lënduan dhjetë policë, ndërkaq, autoritetet shëndetësore në Mitrovicë të Veriut thanë se edhe dhjetë qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore.

Po ashtu, tetë persona u arrestuan, nën dyshimet për kontrabandim të mallrave. Tre prej të prangosurve u liruan në procedurë të rregullt të enjten, një ditë më vonë. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci