Të fundit

Borrell: BE-ja dhe ShBA-të bashkëpunojnë jashtëzakonisht mirë për dialogun Kosovë-Serbi

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkëpunojnë mirë, sidomos kur është fjala për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve evropianë në Strasburg, ai theksoi se ky bashkëpunim është veçanërisht i rëndësishëm kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemeve ndërmjet dy palëve të përmendura.

Eurodeputeti Tonino Picula e pyeti diplomatin spanjoll se si Bashkimi Evropian mund të ndihmonte për të stabilizuar situatën politike në Mal të Zi dhe se si mendonte se do të luftonte kundër ndikimeve të huaja dhe nëse ndërmjetësimi evropiano-amerikan, si në rastin e Maqedonisë së Veriut, mund të ishte recetë.

Duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje, Borell tha gjithashtu se BE-ja është e përkushtuar për të mbështetur strukturat demokratike në vend, por se Mali i Zi së pari duhet t’i zgjidhë dallimet politike përmes institucioneve, gjë që ata po e ndihmojnë.

“Ne mund ta bëjmë këtë së bashku me SHBA-në, pse jo, ne bashkëpunojmë jashtëzakonisht mirë me ta në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë shumë efektive, ashtu ishte edhe në rastin e Maqedonisë”, tha ai.

“Këtë mund ta bëjmë edhe në rastin e Malit të Zi, por tani po punohet për koordinim, që përfshin luftën kundër dezinformatave. Nuk ka ende ndërmjetësim të përbashkët mes SHBA-së dhe BE-së, por shfrytëzoj rastin të theksoj se sa e rëndësishme është në rastin e Serbisë dhe Kosovës”.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci