Të fundit

Dy klinika përdorin Vedat Bajramin për mbjellje flokësh, asnjërës nuk u ka besuar ai

Aktori Vedat Bajrami nga dy klinika në Prishtinë po përdoret si imazh se i ka mbjellë flokët.

Klinika “Ozone Hair Klinik” dhe “Klinika Advanced” në Prishtinë, kanë shpërndarë në profilin e tyre në Facebook se aktori Bajrami i ka mbjellë flokët te ta.

“Vedat Bajrami na jep një arsye e fortë pse duhet të bëni Mbjelljen e Flokëve. Klinika Advanced. Mbjellje Floku me metodat më të avancuara”, thuhet në postimin e klinikës “Advances”.

Poashtu edhe klinika “Ozone Hair Clinic” ka shkruar se Vedati i ka mbjellë flokët te ta.

“Kjo nuk është reklamë!!! Vedati kur vjen puna për mbjelljen e flokeve të tij, e di se kënd e zgjedh.Si mijëra të tjerë edhe ai i ka besuar Ozone Hair Clinic…”, thuhet në postimin e kësaj klinike.

Por, të kontaktuar nga Paparaci asnjëra nga klinikat nuk kanë treguar nëse Vedat Bajrami i ka mbjellë flokët në të vërtetë apo përdoret si imazh reklame.

Vedat Bajrami ka një karrierë të gjatë si aktor i humorit dhe së fundi në janar i është bashkuar formatit televiziv “Big Brother VIP Kosova”.

Ai tashmë është në mesin e pesë finalistëve në këtë garë e cila përfundon këtë të premte, ku çmimi i madh është 200 mijë euro për fituesin.

Trendit të mbjelljes së flokëve nuk po i rezistojnë pothuajse askush nga figurat publike, si politikanë, aktorë, këngëtarë e artistë të shumtë.

Me një kërkim të thjeshtë në Google dalin shumë klinika të cilat pretendojnë se janë të specializuar në këtë lëmi. /Paparaci.com/

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci