Të fundit

Kurti takoi tregtarët, reagon Molliqaj: Ramiz Kelmendi ndër importuesit më të mëdhenj të mallrave serbe

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj,  ka reaguar pasi kryeministria njoftoi se kryeministri, Albin Kurti, ka takuar disa nga biznesmenët kosovarë.

Molliqaj ka shkruar se Kurti nuk ka lënë asnjë vlerë apo parim që nuk e ka shkelur.

Ai i ka kujtuar kryeministrit se Ramiz Kelmendi është ndër importuesit më të mëdhenj të mallrave serbe në Kosovë.

“RAMIZ KELMENDI, TREGTARI I PREFERUAR I KURTIT

Ndër të parat takime me biznese, takon tregtarët. Ndër të parët tregtarë, në krye të vendit Ramiz Kelmendi. Një ndër importuesit më të mëdhenj të mallrave të Serbisë në Kosovë. Nuk ka asnjë parim e vlerë që nuk e shkeli Albin Kurti. Veç një po e mban me çdo kusht: besimin se detyra e tij si bartës i historisë justifikon gjithçka”, ka shkruar Molliqaj.

Kurti pret në takim përfaqësues të kompanive tregtare vendore

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci