Të fundit

Aksident në Veternik, lëndohen pesë persona

Një aksident në mes dy veturave ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në hyrje të Prishtinës, më saktë në Veternik.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Paparacin se si pasojë e aksidentit të lënduar kanë mbetur pesë persona.

“Rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci